Pesë pacientë humbin betejën me COVID-19, ja sa qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit

Sep 19, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID-19 pesë persona. Kështu numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 358.

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Fatmirësisht betejën me virusin gjatë këtyre orëve e kanë fituar 57 qytetarë, duke e cuar numrin e te sheruarve ne 6888.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 153 persona. Kështu që nga fillimi i pandemisë janë infektuar në total  12226 persona.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura