Pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe false. Si u zbulua durrsaku, policia u njoftua se…

Oct 15, 2019 | 9:07
SHPËRNDAJE

Furnizimi i makines ne nje pike karburanti me para false zbuluan nje shtetas nga Durresi, qe pas hetimit te pilicise u vu ne pranga. Policia ka arrestuar ne flagrance shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës. para false

“Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar edhe kartmonedha të tjera të falsifikuara, në total 33 mijë lekë ( të reja)”-njofton policia.

Sipas policise, “Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura