Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua, arrestohet 18-vjeçari. Në hetim edhe adoleshenti, akuzohet se…

Nov 6, 2019 | 10:13
SHPËRNDAJE

Arrestohet 18-vjecari qe perplasi per vdekje nje te moshuar dhe pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

ilustruese
ilustruese

Policia e Fierit, njofton se ka vene ne pranga shtetasin  A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.

“Ky shtetas në datën 04.11.2019 ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”- njofton policia, duke shtuar se per kete aksident kane nisur hetimet edhe per nje 16-vjecar.

“Jane referuar materialet ne prokurori per shtetasin B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”- njofton policia.

INFORAMCIONI 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.

Ky shtetas në datën 04.11.2019 ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura