Përplaset nga motoçikleta, fëmija në gjendje të rëndë

Oct 21, 2018 | 13:14
SHPËRNDAJE

Një fëmijë rreth 2 vjeç ka mbetur i plagosur rënë në Fier, pasi është përplasur nga një motoçikletë.

skandaloze-100-foshnje-t-euml-vdekura-brenda-vitit-n-euml-tetov-euml-hd_1486569756-4940579

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Baltëz. Mësohet se një motoçikletë ka përplasur të miturin.

Si pasoje e përplasjes, fëmija është dëmtuar në pjese të ndryshme të trupit.

Pas aksidentit, i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë. Pas ekzaminimeve të kryera dhe duke parë gjendjen e tij shëndetësore, fëmija me inicialet S.K është dërguar në Spitalin e Traumës ne kryeqytet.

Mësohet se në momentin e aksidenti, fëmija ka qenë duke dalë nga shtëpia dhe sapo ka dalë në rrugë, është përplasur nga motoçikleta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura