Përplasen dy automjete, plagosen dy fëmijë. Nisen urgjent në spital

Jun 1, 2020 | 8:43
SHPËRNDAJE

Dy femije kane mbetur te plagosur ne nje aksident qe ndodhi mengjesin e sotem ne rrugen e re te Rinasit.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Policia e Tiranes ben me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 07:17 dhe mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.

Per pasoje janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura