Përfshihen nga flakët furgoni dhe makina në Shkodër e Pogradec, detajet e para

Jan 21, 2020 | 13:39
SHPËRNDAJE

furgoni shkoder

Shpëton për mrekulli shoferi i një furgoni në Shkodër, i cili ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur kolaudimit të makinave në këtë qytet.

Mjeti, i cili përdorej për transport udhëtarësh nga Shkodra në Dukagjin, sapo ka dalë nga lavazhi, ka marrë flakë, dyshohet se nga një defekt teknik.

Shoferi ka dalë menjëherë nga mjeti duke i shpëtuar zjarrit.

Sakaq, në Pogradec është djegur një tjetër makinë e cila ka qenë në ecje në unazen e qytetit.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohe raportohet vetem per deme materiale. Burime nga policia bejne te ditur se dyshohet te jete aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura