Përdhunoi të miturën, arrestohet një 20-vjeçar. Çfarë thotë Policia

Aug 4, 2020 | 14:48
SHPËRNDAJE

Një vajzë e mitur, vetëm 17-vjeçe ka denoncuar në Polici se është abuzuar seksualisht prej një djali tre vite më të madh se vetja.

policia durres

Policia e Durrësit me të marrë njoftimin, ka vënë në pranga 20-vjeçarin me inicialet N.B.

Në një njoftim për mediat, blutë e qytetit bregdetar bënë me dije se 20 vjeçari, banues në Durrës, “dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura