Për zgjedhjen e kreut të PD votuan mbi 41 mijë anëtarë. Lulzim Basha kryeson me 81%. Ja renditja për kandidatët e tjerë

Jun 13, 2021 | 22:03
SHPËRNDAJE

“Panorama.al” ka mësuar se kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka siguruar 32882 vota ose 81%.  Më pas renditet Agron Shehaj me 6038 vota, e pasuar nga Edit Harxhi me 991 dhe Fatbardh Kadilli 763 vota.

Basha voton 1

Ndërkohë pjesëmarrja në votimet e kësaj të diele për kreun e Partisë Demokratike ishte 54.7% o se 41095 anëtarë me të drejtë vote.

Me herët kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne PD, Jemin Gjana tha se fituesi do te behet publik paraditen e së hënës.

“Në kohën më të shpejtë të mundshme sapo ne të administrojmë të dhënat, do të marrim nga një fotokopje të procesverbalit të nxjerrjes së rezultatit. Do të bëjmë një përmbledhje, do t’ju jap një të dhënë operative për numrin e votave për secilin prej kandidatëve. E dhëna zyrtare do të dalë vetëm nesër paradite, pasi ne të kemi administruar të gjitha kutitë e votimit, të cilat do të hapen në komision në praninë tuaj po të doni, nesër pas orës 09.00, do të nxirren procesverbalet, do të regjistrohen procesverbalet një përmbledhëse. Do të shpallet rezultati zyrtar i kandidatit fitues dhe të dhënat prej secilit prej kandidatëve në garë. Janë mbyllur të gjitha degët e votimit. Nuk ka patur incidente. Presim të na deklarojnë kundrejt fotokopjeve procesverbale dhe ne do t’ju deklarojmë ju një të dhënë operative paraprake”, tha Gjana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura