PD ankimon vendimin e gjykatës për miratimin e Statutit të Sali Berishës (dokumenti)

Apr 4, 2022 | 15:02
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike, e përfaqësuar me autorizim nga Enkelejd Alibeaj, ka dorëzuar këtë të hënë, 5 prill, ankimimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më 25 mars 2022, që njohu Statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, thirrur nga Sali Berisha.

Ankim-338x450

Ky vendim i gjykatës bëri që ligjërisht në krye të PD-së, të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë.

PD kërkon sot nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit si dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.

Një ditë pas vendimit të gjykatës, PD e kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri, ndërsa sot ankimoi çështjen në gjykatën e Apelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura