Pas vendimit të gjykatës, Saimir Tahiri para mediave me ton të ashpër, kujton ata që heshtën ‘sikur të mos kisha ekzistuar kurrë’: Burrat dallohen nga…

Sep 21, 2019 | 11:43
SHPËRNDAJE

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot para mediave, disa orë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3 vjet shërbim prove.

Tahiri eshte dalluar sot nga toni i ashper, me ze te larte, ku gjate fjales se tij tha se eshte perballur ne dy vjet hetime me genjeshtra, akuza monstruoze dhe me ata qe sic tha ai heshten sikur ai te mos kishte ekzistuar kurre.

Saimir-Tahiri- flet-gjykata-vendimi-konferenca (9)

DEKLARATA E SAIMIR TAHIRIT

“S’është më e re as për mua as për njeri se si kaluan dy vite hetime për akuza edhe më të rënda se sa vetë emri i prokurorisë, karroca e prishur e dyshimeve për mua ndaloi në stacionin e parë.

Dy vjet hetime, dy vjet gënjeshtra brenda dhe jashtë prokurorisë, e unë për dy vjet me radhë heshta përballë të gjitha akuzave, gënjshtrave, për të respektuar drejtësinë jo se nuk di të flas, e për të mos e cuar kurrë gjyqin te tavolina e mediave, se kam besuar se sduhet të ishte gjyq popullor, por gjyq shembullor. E bëra duke ditur sakrificën e madhe, ata që duhet të sakrifikonin përballë lumit të akuzave, po te shtosh sa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë e tyre mbi mua me shpifje e akuza, heshta i bindur në respekt të drejtësisë.

E kisha kollaj të mbaja mandatin e deptuetin, e lashë vullnetarisht.

E kisha kollaj të rrija në parlament gjithë kohës, e të shfrytëzoja politikën, sic kanë bërë të gjithë ata para meje pa asnjë përjashtim. E theksoj pa asnjë përjashtim të gjithë para meje, janë akuzuar për vjedhje e vrasje e nuk janë përballur me drejtësinë, i janë fshehur drejtësisë, e lashë se vetëm drejtësi nën sqetullën e politikëes për mua nuk do ishte.

Por e theksoj se është më mirë rreziku nga padrejtësia se sa drejtësia që të bën politika ku radha e servilave e shushunjave shtohet e shtohet në kurriz të popullit.

U përballa edhe me ata ca që heshtën sikur te mos kisha ekzistuar kurre dhe me ata që s’mu ndanë nga fyti që nga dita ime e parë në politik. Por mire kane bere.

Se burrat dallohen nga cilësia e armiqëve që kanë.

Këtë rrugë zgjodha. Edhe kur isha ministër edhe tani, me këtë rrugë do edukoj fëmijët e mi, vetëm për të vërtetën time. Që kur nisi ky proces mbajta akuza nga më monstruozet.

Gjykata tha qartë se Tahiri nuk ka lidhje me këto akuza dhe karroca e prishur e tyre ndaloi edhe këtu në një stacion, pas gjykatës italiane edhe ajo shqiptare tha se nuk kam lidhje me akuzat e drogës, grupin kriminal dhe cdo çmenduri tjetër që është thënë, të gjithë gënjeshtra se nuk kam pasur asnjë kontakt, telefonatë, komunikim, asnjë lloj kontakti me këdo që është akuzuar në këto dy vjet bashkë me mua.

Asnjë lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm se policia i ka kallëzuar në prokurori edhe këto që thoshin se ishin bashkëpunëtorët e mi, se madje ca nga policët që u akuzuan nuk kanë qenë në detyrë as si policë të thjeshtë në Vlorë, këto nuk i thashë kurrë në publik deri ditën që u mbrojta në gjykatë dhe këtë e bëra në respekt të drejtësisë. Tani do të bëj shumë më shumë se kaq.

Vendimi është gjysmë lajm i mirë për mua, gënjeshtrat morën një përgjigje, edhe pse as e plotë e as përfundimtare dhe kjo nuk është drejtësi e plotë përkundrazi.
Beteja për të vërtetën time ndaloi vetëm në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara. Një shprehje thotë se gënjeshtra ka bërë xhiron e botës kur e vërteta s’ka veshur këpucët. Mua do të më duhet shumë për të binduar ata që nuk e kanë kuptuar se sa të pavërteta janë thënë.

Gjykata tha se kam shërdoruar detyrën, vendimi nuk është zbardhur por me aq sa u lexua kishte të bënte me faktin që më kishin përmendur emrin dhe që nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit, uroj të mos jenë këto argumentet ndaj mezi po pres të lexoj vendimin se MB i ka detyrat e qartë në ligj, ndaj mezi po pres të shoh cilin ligj kam shkelur duke shpërdoruar detyrën që mu besua.

Vendimi do të ankimohet, as është zbardhur as është bërë publik ndaj më takon të pres dhe unë do e ankimoj sapo të zbardhet. Drejtësinë e kam pritur dy vjet dhe ende nuk është si dua unë, do pres papushim e do të luftoj pa u përkulur kurrë deri në fund. Nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën e kam bërë me pasion dhe përkushtim.

Saimir-Tahiri- flet-gjykata-vendimi-konferenca (7) Saimir-Tahiri- flet-gjykata-vendimi-konferenca (6) Saimir-Tahiri- flet-gjykata-vendimi-konferenca (3) Saimir-Tahiri- flet-gjykata-vendimi-konferenca (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura