Pas regjistrimit në zgjedhje, PS dorëzon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ-ve (Dokumenti)

Jan 25, 2022 | 14:49
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste ka dorëzuar  në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars.

selia-e-ps

Dokumenti mban firmën e përfaqësuesit ligjor të socialistëve në KQZ, Eridian Salianji. Ky veprim nga kampi i majtë vjen pas kërkesës së dorëzuar pak më herët për regjistrimin e Partisë Socialiste në zgjedhje.

shkresa2

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u dekretuan për tu mbajtur në datën 6 mars, zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.

© Panorama.al

Te lidhura