Pas konfliktit për rrugën i nguli thikën në zemër 33-vjeçarit, Gjykata jep masën e sigurisë për djalin e ish-drejtorit të Burgut

Sep 22, 2020 | 9:12
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arbër Koten, autor i vrasjes së 33-vjeçarit Idajet Dulla, në Durrës.

idajetdulla

26-vjeçari, Kote i nguli thikën në zemër Idajet Dullës pas një konflikti që kishin pasur rrugën e makinës.

Kota është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota, i cili u arrestua nga policia një ditë më parë.

Autori shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, ky i fundit, i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës.

Pas konfliktit Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura