Pas informacioneve, policia ndjek 26-vjeçarin. I vihen prangat në çast, ja çfarë u zbulua

Feb 22, 2020 | 9:31
SHPËRNDAJE

Nje 26-vjecar eshte vene ne pranga nga policia, e cila e ndoqi dhe kontrolloi informacioenve qe kishte marre se ai qarkullonte me arme ne brez.

Shtetasi  G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë u arrestua nga Komisariati i Policisë Nr. 5, ne kuader te operacionit policor te koduar “Manreka”.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.arma

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë marrë informacioneve në rrugë operative se në Bathore, në rrugën “Demokracia”, një shtetas qarkullonte në orët e pasdites duke mbajtur me vete armë zjarri.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Manreka”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. Sh. i është gjetur në trup (në brez), një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 8 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura