Pas informacioneve policia bllokon makinën “Volkswagen”, në timon 34-vjeçari i kërkuar. Ja pse akuzohet (EMRI)

Dec 28, 2019 | 14:02
SHPËRNDAJE

Kapet ne Lac shtetasi 34 vjeçar, qe ishte ne kerkim, pasi gjykata e kishte denuar me burg per “Shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor”.

Policia ben me dije se ne pranga eshte vene Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në Laç, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur,në afërsi të një karburanti, bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit”- njofton policia.

policia-arrestim

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në Laç, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur,në afërsi të një karburanti, bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin:

Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në maj të vitit 2019, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 1 vit burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura