Pas infermieres, infektohet me COVID-19 edhe një mjek i Urgjencës te Trauma. Stafi kërkon…

Jul 8, 2020 | 16:14
SHPËRNDAJE

Një mjek i Urgjencës së Traumës, në Tiranë është infektuar me koronavirus.

trauma 1

News 24 bën me dije se menjëherë pas konfirmimit pozitiv të mjekut, stafi mjekësor i Traumës ka kërkuar bërjen e tamponëve.

Më herët pozitive me COVID-19 ka dalë edhe një infermiere te Trauma.

Numri i rasteve që rezultojnë pozitivë ka shënuar një rritje të ndjeshme javët e fundit. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 68 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura