Pas deklaratës së Presidencës, reagon menjëherë kryeministri Rama: Këto janë tre përfundimet thelbësore të Venecias

Oct 11, 2019 | 17:29
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas deklaratës për mediat të Presidencës, ndërsa zëdhënësi për shtyp Tedi Blushi deklaroi se Komisioni i Venecias shprehet se Ilir Meta nuk e ka shkelur kushtetutën duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka paraqitur tre përfundime thelbësore të Komisionit të Venecias, duke shkruar se qeveria ka zhvilluar zgjedhjet konform ligjit.

“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”, shkruan Rama.

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.

Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit.

ra aaa

72286254_10157058550601523_4296919586269298688_n (2)
72356435_10157058550606523_874718940788424704_n (2)72576971_10157058550676523_801592033037778944_n (3)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura