Pas deklaratës së policisë, reagon Balla: Kallëzim penal për Lulzim Bashën

Jun 25, 2018 | 16:20
SHPËRNDAJE

Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike se Taulant Balla garantoi hyrjen e eurove të sekuestruara një ditë më parë në Portin e Durrësit, Taulant Balla flet për Top Channel, duke bërë të ditur se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj kreut demokrat.bbb-1

Taulant Balla tha për TCH se do të depozitojë një kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës duke shtuar se kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund.

Më herët, Lulzim Basha tha se Taulant Balla kishte garantuar hyrjen parave në vendin tonë dhe se do të shkonin në një prej bandave më aktive në Elbasan. “Paratë janë të një prej bandave më aktive në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave. Policia ka qenë nën presion nga një prej vendet partnere”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura