Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, shkodrani dhunon dhe kanos me thikë gruan

Jan 18, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

Me arrestimin e një 41-vjeçari për kanosje dhe dhunë në familje, Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.

arrestim-1-640x425

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasin K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”.

Burri kishte kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe, ndërsa gjatë aksionit për arrestimin e tij policia sekuestroi thikën, me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Njoftimi i policise: 

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes, falë reagimit të shpejtë nga Policia.

Arrestohet në flagrancë një 41-vjeçar, për kanosje dhe dhunë në familje.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura