‘Ndal se qëlluam’, panik tek banorët në Lezhë, Policia aksion për kapjen e një të kërkuari. Ja ç’po ndodh tani

Nov 11, 2019 | 10:30
SHPËRNDAJE

policia lezhe

Panik në qytetin e Lezhës këtë mëngjes, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Raportimet e para thanë se banorët kanë lajmëruar policinë pas të shtënave që dëgjuan pranë stacionit elektrik të qytetit. Por më pas u zbulua se ishte pikërisht policia e cila po zhvillonte një aksion për kapjen e një të kërkuari.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe personit që është në kërkim.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga të shtënat, por blutë janë në vendngjarje.

Pritet informacion zyrtar nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura