Panik në Vlorë, të shtëna me armë tek Uji i Ftohtë. Policia jep detajet e para (fotot)

Jan 24, 2020 | 12:03
SHPËRNDAJE

vlore

Të shtëna me armë tek Uji i Ftohtë kanë shkaktuar panik sot në mesditë në Vlorë.

Polica ka shkuar në vendngjarje dhe ka vendosur shiritin e skenës së krimit.

Raportohet se një person ka qëlluar me armë në ajër dhe është larguar.

Nuk raportohen të plagosur deri tani. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

policia-vlore

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura