Panik në mes të qytetit, 19-vjeçari kanos me thikë policin

Nov 2, 2019 | 10:50
SHPËRNDAJE

Momente paniku ne mes te qytetit te Ballshit, ku nje i ri ka kanosur me thike nje efektiv te Patrulles se Pergjithshme.

policia-3

Policia ben me dije se ka arrestuar 19-vjecarin M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh, pasi ai ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qëndër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura