PAA-ja tërhiqet nga Kolegji Zgjedhor, Duka tregon arsyen

May 18, 2017 | 9:27
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm, disa orë pas paktit të arritur mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha, Partia Agrare Ambientaliste ka tërhequr ankimimin në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

agron-duka-zyre-copy

Kreu i PAA, Agron Duka ka deklaruar për “Panorama” se pas marrëveshjes nuk ka më kuptim vazhdimi i procesit në Kolegj.

“U tërhoqëm nga kërkesa jonë në Kolegjin Zgjedhor për të shpallur të pavlefshme listat për tejkalim afati, pasi tani ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës dhe nuk kishte më kuptim që kjo çështje të vazhdonte shqyrtimin. Sa i përket datës së zgjedhjeve, zyrtarisht ende nuk e di se cila do të jetë, por me logjikë është 16 korriku, duke qenë se kjo ka qenë data që përcaktohej edhe në paketën McAllister”- tha Duka për “Panorama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura