Opozita braktis sërish Kuvendin, PS ftesë të hapur LSI-së: Hajdeni të votojmë bashkë…

Jul 19, 2018 | 11:52
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho i është kthyer dhe një herë debatit për votimit për ligjin e Teatrit, ku një prej deputetëve votoi me kartë tjetër.

Sipas Spahos opozita nuk qëndron në një Kuvend ku vidhet vota, dhe në shenjë proteste ata braktisën sallën.

kuvend

“Duhet kthyer ligji për Teatrin Kombëtar, pasi një deputet ka votuar për një deputet tjetër të opozitës. Unë vazhdoj të rikërkojë që të bëhet rivotim për Teatrin, pasi është vërtetuar që ka qenë një votim i pa rregullt. Prandaj ne në shenjë proteste do të largohemi nga salla, pasi nuk mund të qëndrojmë në një vend ku vidhet vota dhe kur nuk ka nevojë të bëhet kjo gjë.”, tha Spaho.

Menjëherë pas kësaj fraze deputetët e PD braktisën punimet e seancës plenare.

Kur deputetët e opozitës ishin duke u larguar nga salla, ka reaguar Taulant Balla, i cili ka thënë  se  barra e gjithë asaj që ndopdhi në votim i bie opozitës pasi ata donin ti bënin një rreng deputetit Bitri.

Po ashtu Balla tha se do të shtyhet dhe votimi i dy ligjeve që duan shumicë të cilësuar votash siç janë Kodi Rrugor dhe ligji i Magjistraturës.

Balla shkoi më tej duke i bërë një ftesë të hapur LSI-së për të votuar së bashku këto dy ligje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura