Kaos dhe zhurmë në Kuvend, pas maxhorancës dhe opozita largohet nga salla

May 31, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Deputetët e opozitës pas më shumë se një orë diskutime të vetëm në Kuvend, kanë vendosur që të largohen.

Dashamir Shehi, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Gent Stazimiri ishin disa nga deputetet që mbajtën fjalim në Kuvend, ku maxhoranca e kishte braktisur atë.

Opozita dhe pa mediat në sallë lëshoi akuza të forta kundër qeverisë.

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, maxhoranca miraton e vetme ligjet dhe largohet nga salla

Kuvendi mes debateve dhe tensioneve ka përfunduar punimet dhe për sot.  Siç ishte parashikuar seanca nisi në orën 10, por nuk rezultoi e qetë, pasi është ndërprerë disa herë.

E para që ka marrë fjalën ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi, por koha që ishte parashikuar nuk mjaftoi që ajo të mbaronte fjalën e saj, gjë që solli ndërprerjen e fjalës nga Gramoz Ruçi.

Por kjo gjë nuk u pranua  nga opozita, ku deputetët e saj kanë bllokuar foltoren dhe kjo solli ndërprerjen e seancës për herë të parë.

kuvend opozita 31 maj 2018

Pas disa minutash pushim, seanca nisi sërish ku ishte deputeti Edi Paloka ai që nisi të fliste, por edhe këtë herë ndërperja e fjalës solli protesta dhe bllokim të seancës.

Ruçi ndërpreu dhe rinisi seancën, por dhe këtë herë pas ndërprerjen së fjalës së deputeti Spaho, sërish u bllokua  foltorja dhe seanca u ndërpre sërish.

Pas 10 minutash pushim, seanca rinis sërish dhe deputeti Petrit Vasili mori fjalën, por sërish fjala u ndërpre pas mbarimit ë kohës, gjë që nuk u pranua nga opozita e cila bllokoi foltoren.

Këtë herë Ruçi nuk vendosi që të ndërpriste seancën, por Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të ndërpriteshin diskutimet dhe të votoheshin projekt ligjet dhe marrëveshjet e parashikuara.

Ndërkohë që maxhoranca votonte ligjet, opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren dhe deputetët e sa po flisin edhe pse Ruçi u kishte fikur mikrofonin.

Maxhoranca pasi miratoi ligjet u largua nga salla, ndërsa opozita vijoi me fjalime nga foltorja edhe pse të gjithë u larguan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura