U ndoq nga Kakavija në Tiranë, arrestohet nipi i oficerit të policisë pas disa orë ndjekjeje, çfarë iu gjet në banesë

Oct 22, 2019 | 17:30
SHPËRNDAJE

Një operacion antidrogë i shtrirë në të gjithë vendin ka vënë në pranga sot nipin e shefi të ruajtjes së objekteve në komisariatin numër 1 në Tiranë.

pranga

Burime për “Panorama”, kanë thënë se policia i është vënë në ndjekje nga Kakavija, dhe e kanë arrestuar në Tiranë, ndërsa po kthehej në shtëpi.

I arrestuari, është nipi i oficerit Dilaver Kalaja dhe mësohet se i janë gjetur në banesë një kallashnikov pa leje dhe fishekë.

Operacioni është ende në vijim, dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura