Operacion policor në Tiranë, arrestohen dy persona që shpërndanin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit

Oct 27, 2021 | 15:34
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar në një operacion dy persona që shpërndanin lëndë narkotike në doza, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Blutë bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular. Nërkohë policia tha se ka shpallur në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy të arrestuarve.

28a45edc-694e-4a1d-9238-4b914cd2ea25

Njoftimi nga Policia e Tiranës:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Arrestohen në flagrancë poseduesit njëkohësisht dhe shpërndarësit e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;

E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura