Operacion për kapjen e një të kërkuari, forca të shumta policie, si u arrestua fieraku me dy emra

Nov 14, 2019 | 12:41
SHPËRNDAJE

POlicia-e-shtetit-e1519830758966

Fshihej ne Tirane, nderkohe qe e kerkon Italia për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”, nje 51 vjecar nga Fieri me dy emra. Policia e Tiranës ka organizuar operacion per kapjen e tij ne rrugen e Dibres ne kryeqytet.

“Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 51-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane.

Si rezultat i operacionit, në rrugën e Dibrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

Ardjan Nexhipi, alias A. A., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura