OFL u nis formularët dy të fortëve të tjerë, kush janë dy personat nga Berati të dënuar në Itali

Feb 18, 2020 | 13:06
SHPËRNDAJE

OFL bjondja

Dy persona te tjere jane vene sot ne shenjestren e Operacionit Forca e Ligjit, te detyruar te bejne deklarimin e pasurise qe kane.

Agjentja e OFL ka bere me dije ne nje deklarate per mediat se u eshte derguar formulari qe u kerkon te justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg, për trafik droge nga drejtësia italiane.

Behet fjale per shtetasit Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo, nga Berati, te cilet brenda 48 oresh duhet te bejne dekarimin e pasurise.

NJOFTIMI I OFL

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura