EMRAT/ OFL u jep ultimatum 3 “të fortëve”, dalin detajet. Ja pse janë dënuar

Jul 8, 2020 | 11:56
SHPËRNDAJE

Tre persona jane vene sot ne shenjester te OFL-se e cila u ka nisur kerkesat me shkrim per justifikimin e pasurise.ofl-pa-syze-1

Personat qe duhet te justifikojne pasurine jane: Behar Brajoviq, Artan Prenga dhe Arben Ghete.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”- njofton OFL.

NJOFTIMI 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Behar Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Artan Prenga, banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

Arben Ghete, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura