OFL në Përmet e Gjirokastër, kush janë 4 të dënuarit për trafik droge që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë

Oct 27, 2020 | 12:12
SHPËRNDAJE

Tre persona nga Gjirokastra dhe një tjetër nga Përmeti të dënuar për trafik droge, prodhim dhe kultivim kanabisi, janë personazhet e radhës që kanë marrë letër nga “Forca e Ligjit” për të deklaruar pasurinë.

ofl-pa-syze-11-e1594027941939

Policia tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Niko Qëndri, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Avdul Avduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”; Ermal Ndreu, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orëve, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“OFL-ja është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL-ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

Ndërkohë të hënën, ish-kryetari i PS-së, i dënuar për vrasje, si pjesëtar i “bandës së Cërrikut”, Llazar Bicja, ndonëse person në kërkim, ishte personazhi i radhës që mori letër nga OFL-ja për të deklaruar pasurinë.

Përveç tij, “Forca e Ligjit” i ka dërguar formularin edhe Bledar Ibrahimit nga Elbasni, i dyshuar për terrorizëm, për të cilin Gjykata e Milanos ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë

Niko Qëndri banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çimi (Ndriçim) Ibrahimi banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Avdul Avduli  banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ermal Ndreu banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura