Njëri në paraburgim, tjetri i dënuar, OFL u çon formularët dy të ‘fortëve’ të tjerë. Në shënjestër, Shullazi dhe Gjergj Cukali

Feb 11, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Operacioni Forca e Ligjit ka vene ne shenjester sot dy te forte te tjere, te cileve u ka nisur formularet per justifikimin e pasurise. OFL bjondja2

Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e OFL-se ben me dije se dy personat qe brenda 48 oresh duhet te deklarojne pasurine e tyre jane E. Sh, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur dhe Gj. C., i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Mesohet se personat qe duhet te justifikojne pasurine jane Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

NJOFTIMI I PLOTE

Në këtë kuadër OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura