Njëra humbi jetën dhe tjetra u plagos rëndë, kush janë dy motrat që u aksidentuan sot në dalje të tunelit (EMRAT)

Sep 13, 2020 | 21:56
SHPËRNDAJE

Lusinda Garunja dhe Nevida Garunja janë dy motrat nga Shkodra, që u përfshinë në aksident pasditen e sotme, ndërsa në makinë kishin edhe dy vajza të tjera.

Fatkeqësisht aksidenti rezultoi fatal për Lusindën, ndërsa Nevida raportohet në gjendje të rëndë.

Ato u përplasën nga makina tip “Benz” që drejtohej në gjendje të dehur nga 58-vjeçari, Behar Pema, i fundit që është arrestuar nga policia.

Po ashtu si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe Zheneta Qallia, po nga Shkodra, ndërsa pronarja e mjetit tip “Volkswagen” ndodhet në gjendje të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura