Një person shkon në spital me plagë thike, Urgjenca lajmëron Policinë, dyshohet se…

Sep 23, 2020 | 18:15
SHPËRNDAJE

Një person ka mbërritur i plagosur në Urgjencën e spitalit te Durrësit pasditen e sotme.

Spitali Rajonal i Durresit
Spitali Rajonal i Durresit

I lënduari mësohet se është qëlluar me thikë nga një person me te cilin ishte konfliktuar, raporton korespondenti i Panorama.

I lënduari është i moshës rreth 60=vjeçare, me iniciale L.B.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura