PAMJET/ Një person në Tiranë i vë flakën banesës dhe pëson dëmtime për shkak të asfiksisë, pas ndërhyrjes së policisë… (EMRI)

May 26, 2022 | 23:07
SHPËRNDAJE

Igli Alianji, 42-vjeç i ka vënë flakën banesës së tij rreth orës 22:05 të mbrëmjes së sotme, në rrugën “Memo Meto” në Tiranë. Policia njofton se dyshohet se 42-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu dhe zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve dhe nxjerrja e Alianjit nga banesa.

42-vjeçari ka pësuar dëmtime si pasojë e asfiksisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Panorama.al ka siguruar pamje nga banesa e cila ka pësuar dëmtime si pasojë e flakëve.

WhatsApp Image 2022-05-26 at 11.00.04 PM

Njoftimi i policisë

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura