Një në pranga, tjetri në arrest shtëpie. Ja pse akuzohen dy efektivët e policisë, hetimi ndaj tyre erdhi pas dyshimeve se…

Sep 15, 2021 | 15:47
SHPËRNDAJE

Dy punonjës të policisë pranë Komisariatit në Lushnje, janë në telashje pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” .

makine-policie

Një prej tyre është arrestuar këtë të mërkurë nga policia, pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për efektivin tjetër është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Sipas njoftimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, “marrja e masave shtrënguese ndaj këtyre subjekteve policore ka ardhur pas hetimeve nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Fier, bazuar mbi dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Njoftimi nga SHÇBA

Sot, më datë 15.09.2021, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të dy punonjësve të policisë pranë Komisariatit Lushnje, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Marrja e masave shtrënguese ndaj këtyre subjekteve policore ka ardhur pas hetimeve nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Fier, bazuar mbi dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë E. C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura