Një mesazh dhe dy porosi, zbulohet kërkesa e Bashës ndaj kryetarëve të degëve të PD për manifestimin e 2 marsit

Feb 26, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

Berisha-Basha11

Zbardhet mesazhi dhe porositë e liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për kryetarët e partisë në rrethe, lidhur me manifestimin e thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta më 2 mars.

Basha thekson se opozita “duhet t’i përgjigjet çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura”, ndaj edhe ai ka shprehur mbështetjen për këtë tubim të Presidentit Meta.

Sakaq, porositë e Bashës për kryetarët e dëgëve të partisë, janë dy. Ai kërkon që mesazhi të shkojë tek të gjitha strukturat e partisë dhe se masat organizative do u komunikohen nga Sekretari i Përgjithshëm i PD.

MESAZHI

Të nderuar Kryetarë,

Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”:

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.

Dy porosi:
1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

Ju përshëndes!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura