Shkoi në spital me kollë dhe temperaturë, dalin rezultatet e analizave për infermieren e dyshuar me koronavirus në Këlcyrë

Mar 11, 2020 | 22:20
SHPËRNDAJE

Një infermiere nga Ballabani i Këlcyrës, e cila dyshohej si e infektuar me koronavirus rezulton të jetë negative pas analizave të kryera.

infermiere

Burime për “Panorama” konfirmuan më herët se infermierja me iniciale Ë.C nga vizitat paraprake nuk konfirmohej si e prekur, por iu mor materiali për të kryer analizat e për të konfirmuar nëse është e infektuar me COVID-19.

Infermierja është paraqitur në spitalin e Gjirokastrës, mbrëmjen e djeshme me shenja kolle, temperaturë dhe ngarkesë në polmone, çka i bënë mjekët të dyshonin se mund të ishte e infektuar.

“Panorama” mëson se në datën 6 mars, infermierja ka shoqëruar disa persona që kanë ardhur nga Italia, në fshatin Mazhan duke rritur edhe më shumë dyshimet për prekjen nga COVID 19.

Aktualisht infermierja Ë.C po mbahet e izoluar në patologji, ndërsa konfirmohet se edhe familjarë të saj kanë shqetësime, por nuk janë dërguar në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura