Një ditë pas krimit, prokuroria kërkon ndalimin e Marsida Qatjas, do ripyetet për…

Oct 11, 2019 | 16:00
SHPËRNDAJE

marsida1

Një ditë pas vrasjes në Kavajë, Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas, në banesën e të cilës ndodhi ngjarje e rëndë ku mbeti i pajetë Dritan Haxholli.

Marsida Qatja do të ripyetet për ngjarjen e rëndë pasi ka dhene deshmi kontradiktore para oficerit te policise gjyqesore dhe ne media. Ajo u mor në pyetje pak kohë pasi ndodhi krimi në banesën e saj.

Plumbi që i mori jetën Haxhollit u shkrep nga arma e shërbimit e Bledar Tocit, shef i sigurisë së brendshme pranë burgut të Durrësit, i cili ishte në banesë në momentin e ngjarjes dhe ky i fundit mbeti i plagosur nga arma kallashnikov i viktimës.

Toci është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vrasje me dashje.

Në dëshminë e parë dhënë në Polici, që e siguroi Panorama, Marsida tha se kishte pasur raport intim me Dritan Haxhollin, e ai nuk pranonte ndarjen, por në media ajo ka mohuar ta ketë pasur të dashur.

marsida-me-djalin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura