Ngacmonte seksualisht vajzën e mitur dhe dhunonte gruan, arrestohet 54-vjeçari në Krujë

Sep 19, 2020 | 15:52
SHPËRNDAJE

Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të bijës së tij të mitur.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Po ashtu policia njofton se shtetasi E. S., 54 vjeç, banues në Krujë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia është duke vijuar hetimet  në lidhje me rastin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:  

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura