Nga presioni policor te ndërmjetësimi me familjarët, dorëzohet i kërkuari. Dy veprat penale që i rëndojnë

Nov 19, 2019 | 11:02
SHPËRNDAJE

Dorezohet ne policine e Dibres 34-vjecari qe ishte shpallur ne kerkim per nje vrasje me dashje te mbetur ne tentative. 

policia diber

Policia ben me dije se “Si rezultat i kontrolleve të shtuar, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët , është vetëdorëzuar në Polici, shtetasi A.SH, 34 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 33-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 10.03.2019, në qytetin e Peshkopisë”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.

NJOFTMI 

Policia e Dibrës në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, ka vijuar kontrollet e pandërprera për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të shtuar, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët , është vetëdorëzuar në Polici, shtetasi A.SH, 34 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 33-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 10.03.2019, në qytetin e Peshkopisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të lartpërmendura.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër , për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura