Nga bizneset e vogla tek personat me ndihmë ekonomike dhe të papunët, Rama shpjegon: Kush përfiton pagën e luftës

| 20:08
SHPËRNDAJE

edirama

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se si do jetë paga e luftës për tre kategoritë kryesore në vend, që preken nga periudha e vështirë e betejës me koronavirusin. Ata janë bizneset e vogla që kanë ulur qepenat për shkak të masave kufizuese, personat me ndihmë ekonomike dhe të papunët që marrin pagesë papunësie.

Sipas kryeministrit “731 milionë lekë të reja” është shuma e deklaruar në regjistrin e pagave nga biznesi i vogël. Por kjo është vetëm për kryefamiljarin, që shpesh theksoi Rama, bëhet në kufijtë e pagës minimale dhe bashkëshortja deklarohet e papunë.

Për këtë arsye qeveria ka vendosur të japë pagën e luftës dhe për burrin edhe për gruan, në familjet që kanë biznes të vogël e nuk po punojnë në këtë periudhë.

BIZNESET E VOGLA

Dëgjoni me vëmendje në regjistrimin e deklarimeve mujore shpesh paga e vetme e deklaruar nga një biznes është e kryefamiljarit që deklarohet në kufijtë e pagës minimale.

Rruga më e shkurtër do ishte të thoshim okej, po i japim pagën minimale të deklaruar nga ai vet e jemi në rregull me aritmetikën e regjistrin, pra 710 mln pagat e deklaruar nga biznesi i vogël, aq po shpërndajme edhe ne.

Por ka një shprehje populli kur thotë i takon me ligj e zakon.

E dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara ku shembulli tipik i kryefamiljarit deklaron bashkëshorten pa pagë.

Do shkojmë përtej këtij numri që të gjitha qelizave familjare të këtij vendi që nuk po funksionojnë normalisht të mos u mungojë ajo që kanë në kohë paqe, por ajo që ne mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte, ne do ja japim edhe gruas së atij kryefamiljarit pagën e luftës, në këtë mënyrë cdo i regjistruar me pagë, pa pagë si i vetëpunësuar në biznes të vogël, do marrë pagë lufte e shuma 710 mln e pagave nga ata që e kanë mbyllur biznesin do bëhet 57 miliardë lekë të reja, dyfish i shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe.

Këta janë plot 60 440 persona që s’do i lëmë vetëm“.

KATEGORIA ME NDIHME EKONOMIKE

Rama:Po kështu shuma që shteti në kohë paqe paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është 340 milionë lekë të reja në muaj.

Po të paguajmë po kaq, e dimë që në ato familje në nevojë, në paqe dikush del e punon në të zezë tek tuk për një shishe qumësht më shumë.

Ndaj që të jemi në rregull do shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike, dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe, pra ndihma ekonomike gjatë luftës për 70 mijë familje që janë në regjistër e ndihmës shtetërore do dyfishohet”.

TE PAPUNET ME PAGE PAPUNESIE

Rama:Kemi në regjistrin e ndihmës shtetërore edhe të papunët që marrin pagesë papunësie.

Dyfish do e bëjme edhe pagesën e papunësisë se nuk është koha për të parë si llogaritar strikt ligjin por për të zbatuar edhe zakonin si shqiptar

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.