Nga 1 Qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat, ministrja e Financave tregon si do kontrollohen profesionet e lira dhe bizneset e mëdha

May 16, 2022 | 11:35
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka lajmëruar se nga 1 Qershori do të hyjë në fuqi ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat që do të synojë profesionet e lira dhe bizneset e mëdha, për të shmangur evazionin fiskal si dhe të nxitet vetëdeklarimi i pagës e punonjësve.

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eleminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin.

Ne kemi marrë masa e kemi analizuar ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave.

Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e për gjithë shkeljet administrative apo ato qe perbejne evazion tatimor, nëse më parë kishte rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tani do shkojmë në 200%.

Do dyfishojmë mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha gjithashtu do dyfishomë masën për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësit. Keto sa i perket legjislacionit tatimor.

Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për një biznesin por edhe aty do kalojmë automatikisht në penalitete.

Keto penalitete i pershkallezojme jo per arsyen se duam te gjobizim bizneset, por te bejme te mundur qe mos te bejne me evazion e te nxisim me shume vetedeklarimin”, tha ministrja Brahimaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura