‘Ndryshimet kushtetuese s’janë të detyrueshme për opozitën’, Rama përgjigje Bashës: Jo dëngla kërcënuese, puna duhet të fillojë nesër, kush s’vjen në tryezë mbetet jashtë…

Jul 30, 2020 | 14:09
SHPËRNDAJE

Basha Rama

Pak kohë pasi lideri i PD Lulzim Basha paralajmëroi mosnjohjen e ndryshimeve kushtetuese të miratuara sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka dalë me reagim ku i kërkon kryedemokratit të ulet menjëherë në tryezë ” për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese!”.

S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes.

Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.

REAGIMI I RAMES:

LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:

1)Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t’u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor!

2)Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur!

Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese!

S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese tnë këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura