Ndryshime në Qeveri, Rama firmos dy emra të rinj. Ja cilët janë

Feb 14, 2020 | 11:25
SHPËRNDAJE

Ndryshime ne kabinetin qeveritar te Rames, ne rang zevendesministrash.

Nje dite pasi zevendesministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dha doreheqjen, qeveria ka miratuar lirimin e tij nga detyra e bashke me te ka firmosur emerimin e dy personave te tjere.

qeveria rama

Me vendim qeverie, ne vend te Haxhit, emerohet Adela Xhemali si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Nderkohe qe po nje tjeter zevendesministet ne kete institucion emerohet Vasilika Vjero, ne vend te Erjon Luçit, i cili u largua nga kjo detyre rreth nje muaj me pare.

VENDIMET 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura