VIDEO/ “Ndëshkimi i të fortëve” godet në Fier, ja kush u arrestua. Sekuestrohen armë e drogë

Nov 13, 2018 | 8:56
SHPËRNDAJE

Operacioni “Ndëshkimi i të fortëve” godet sërish në Fier, duke sekuestruar armë, drogë e municione luftarake. Policia ben me dije se ka arrestuar te riun, Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos, pasi u kap me arme ne automjet.

arrestim

Njoftimi i policise 

Vijojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Skuadra “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte me armë në mjet, arrestohet në flagrancë shtetasi:

•Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura