Ndërron jetë 46-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, policia jep detajet

Apr 7, 2021 | 22:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ 46-vjeçari, i cili u vetëplagos me armë zjarri ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Josif Pashko”.

FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

I plagosuri fillimisht u transportua në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shkuar ë vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se  :

Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura