Ndërron jetë një tjetër person tek Infektivi, shkon në 21 numri i viktimave në vend

Apr 5, 2020 | 19:06
SHPËRNDAJE

Një tjetër person ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 21 numrin e viktimave në vend.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë 61-vjeçari me inicialet S.K., i cili ishte shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët, 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

Infektivi-Koronavirusi-ambulanca1

61-vjeçari vuante nga hipertensioni dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat te të afërmit për çdolloj arsyeje, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura