Ndërron jetë në spital një djalë i ri, pak orë pas aksidentit të rëndë

Apr 1, 2020 | 20:13
SHPËRNDAJE

auto_auto_auto_peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

Nuk i ka bërë dot ballë plagëve të marra në aksident dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital pasditen e sotme një djalë i ri.

Policia e Tiranës bën me dije se sot, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetësore.

Por rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura