Ndërron jetë fëmija i mitur, u rrëzua teksa luante me shokët, rrugës për në spital…

May 28, 2020 | 20:36
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Has, ku një fëmijë i mitur ka humbur jetën pasi është rrëzuar duke luajtur me fëmijë të tjerë.

ambulance

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Fëmija me inicialet E.C., 8 vjeç, duke luajtur me femijë, dyshohet se është rrëzuar.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura