Ndalimi i gjyqtarit të Apelit, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi të

Nov 10, 2017 | 15:16
SHPËRNDAJE

Zbardhen akuzat te cilat rendojne mbi gjyqtarin e Apelit, Shkelqim Miri, per te cilin policia beri ndalimin, nderkohe qe pritet vendimi i KLD-se per te.

091117_GJYQTARI-MBULIM_00_3

“Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.- njofton zyrtarisht Policia e Shtetit.

Sipas saj, grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e ka deklaruar fajtor autorin dhe dënuar me 20 vjet burgim. Në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu”- thuhet ne njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura